Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u bëri sërish sot apel drejtuesve të mjeteve të kontrollojnë mjetin e tyre para se të ndërmarrin çdo udhëtim, në mënyrë që të shmangin çdo rrezik në rrugë.

“Kodi Rrugor ju bën direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjet rrugor me mangësi teknike ose funksionale”, thekson DPSHTRR.

Sipas DPSHTRR-së, penalizimet në rast konstatimi të mjetit në qarkullim me probleme teknike janë masa, gjoba, pezullim licencash dhe deri dalje e përhershme e mjetit nga qarkullimi.

Ndërkohë, DPSHTRR bën të ditur se këto mjete nuk do të mund të kalojnë më kontrollin teknik.

“Rrugë e qytete më të pastra dhe më të sigurta, sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesve të mjeteve por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës, nuk e kalojnë dot më testin e kontrollit teknik”, thekson DPSHTRR-ja.