Sipas një studimi të botuar në Lancet, doza e parë e vaksinës AstraZeneca mund të shkaktojë mpiksje gjaku por jo doza e dytë. Të dhënat tregojnë se 8 nga 1 milion të vaksinuar kanë zhvilluar mpiksje gjaku.

Rreziku pas dozës së dytë të vaksinës është 2.3 për milion persona, i njëjtë me rrezikun e infektimit të popullatës së pavaksinuar. Agjencia Europiane e Barnave ka hetuar efektet anësore dhe e ka cilësuar mpiksjen e gjakut një nga efektet anësore të AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Sidoqoftë, Coreper ka deklaruar vazhdimisht se përfitimet tejkalojnë rreziqet për të dy vaksinat. Gjithashtu personat që kanë zhvilluar mpiksje gjaku duhet të shmangnin një dozë të dytë të AstraZeneca.