Gjatë emisionit “Best Deal” disa blogere të njohura shqiptare hodhën thumba për çiftin më të ri të showbizit, Argjira Spanca dhe Graciano Tagani. Pjesë e këtij episodi të “Best Deal” ishte vajza e deputetes së PD-së, Albina Deda, Ada e cila gjatë pushimit nuk i ka kursyer aspak komentet për Gracianon dhe Argjirën. “Mua më mek ky çifti Graciano me Argjirën. Më mekin shumë, bëjnë si super Vipa, i shikoj kudo“, u shpreh Keisli. “Argjira e nisi te Topi duke rregulluar disa bluza e pastaj u bë autore e “She’s on Top” dhe prezantuese. Dilte te “E diell” në Top Channel, merrte një bluzë e priste mëngët e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq u bë e famshme“, tha Ada Deda më pas.
Në këtë episod vajzat nuk e dinin që po xhiroheshin nga kamera dhe “pa dashje” i shpëtuan këto fjalë. Këto thumba nuk ju kanë shpëtuar Argjirës dhe Gracianos, të cilët kanë ironizuar blogeret, edhe pse jo drejtpërdrejtë. Ditën e sotme çifti është takuar me moderatorin e “Top Channel”, Flori Gjinin. “Ku jeni o VIP-sa, ku jeni?“, shprehet Flori Gjini, teksa Argjira dhe Graciano shfaqen duke qeshur në video. “Ti je ai që e mban gjallë Top Channel“, i përgjigjet Graciano në video. Siç duket Graciano dhe Argjira nuk kanë dashur t’i japin më shumë vëmendje këtij debati dhe kanë zgjedhur që t’ju përgjigjen vajzave në këtë formë.