Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën e shpallur ‘Non Grata’ në parlament në muajin shtator dhe tashmë “topi” është në fushën e Lulzim Bashës. Ky mesazh i qartë i është dhënë sot Bashës sy më sy nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në takim që zhvilluan për rreth një orë e gjysmë në selinë blu. Diplomatja amerikane i ka kërkuar Lulzim Bashës që të distancohet nga Sali Berisha dhe këtë mesazh ndonëse e artikuloi në gjuhën angleze, e ka thënë në mënyrën më ‘shqiptarçe’, duke iu referuar një shprehje të periudhës së komunizmit. “Një parti nuk mund të ‘hajë bar’ për hir të një deputeti”, tha sot Kim, referuar shprehjes së thënë në komunizëm “edhe bar do hamë dhe nuk do i përkulemi armikut”.
“Patëm një diskutim shumë të mirë me Bashën sot, ishte në vijim të takimit që kemi pasur kur Reeker ishte në Tiranë. Folën për forcën e marrëdhënieve Shqipëri dhe SHBA, për rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve me SHBA dhe rëndësinë që vendi të qëndrojë në shtegun drejt BE. Është e padyshimtë fakti që roli që PD ka luajtur është i domosdoshëm dhe po aq mirë që PD do kthehet në shtator. Kuptojmë që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet, por që janë shqyryar në raportin e OSBE. Do të jetë tejet e rëndësishme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënevse dhe ne do të mbështesim përpjekjet për demokracinë. PD do të rikthehet në Kuvend e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake, përgjegjësia që liderët e partive politike kanë të shoqërohen nga deputetë që meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. PD të mendoj për këtë çështje. PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi. Ironike që një parti të hante bar për hatër të një deputeti të saj”, tha Kim.