Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në “News 24”, foli mbi ecurinë e COVID-19 në vend, si dhe për variantet e shumta që janë në qarkullim.
Ai tha se numri aktual i infektimeve është tejet i ulët, ndërsa shtoi, se pritet shtim i infektimeve në muajt e vjeshtës. Megjithatë, sipas mjekut, vjeshta që është në prag, do të jetë me numër më të vogël infektimesh krahasuar me vjeshtën e vitit të kaluar. Sakaq, mjeku tha se varianti DELTA, edhe nëse nuk ndodhet aktualisht në vend, do të jetë i pranishëm në një moment të dytë.
Ai tha se ky variant i virusit ka shkallë infektueshmërie mbi 40%, ndërsa simptomat që shfaq, janë të ngjashme me viroza të tjera, ndaj sipas mjekut dhe përhapja e infeksionit është më e madhe.
Ilir Alimehmeti: Në vetvete është një tregues rritje. Shifra kryesore janë shtrimet në spital dhe humbjet e jetës. Këto janë shumë të ulëta, në spital janë 5 të shtruar dhe viktima s’kemi pasur prej 3 javësh. Numri 18, bëhet nga testime të shumta. Nuk flasim për transmetimin komunitar që kishim në vjeshtë. Interes do të bënte të shihnim ku bëhen këto raste, çfarë grupmoshash ka. Rastet janë të ulëta. Kjo vjen nga disa elemente, kyçi është vera, e dyta është se shumica e personave e kanë kaluar sëmundjen dhe e treta është vaksina. Me vjeshtën elementi kohë e mirë na ikën, kështu që kemi një disfavor.
Varianti DELTA, në optikën tuaj ka mbërritur?
Ilir Alihmehmeti: Ne nuk kemi mundësi ta mbajmë Deltën jashtë. Ne s’kemi metodë. Para një muaji OBSH njoftoi se 92 shtete kishin DELTËN prezentë, ndërkohë shtetet rreth nesh kanë raportuar raste. Nëse nuk jemi një planet tjetër, por pjesë e Evropës. Në gusht, pritet që shumica e rasteve të jenë variant DELTA.
Varianti DELTA, të çon në fatalitet?
Ilir Alimehmeti: Çfarëdolloj virusi të dërgojnë në fatalitet. Varianti DELTA, është më ngjitës, 40% më i trasnmetueshëm, ka një klinikë më të butë. Bën që të maskohet me viroza të tjera. Bëhet më e rrallë temperatura, shumë më e rrallë humbja e shijes dhe e nuhatjes. Kjo është arsyeja që bëhet më i trasnmetueshëm se njeriu s’e kupton.
Kur ky variant kalon te një person që ka antitrupa, çfarë ndodh?
Ilir Alimehmeti: Në statistikat globale, nuk mblidhet numri i rasteve nga riinfektimet dhe vdekjet sepse numrat janë tepër të vogla. Tani, duhen dy doza me detyrim, efektiviteti bie. Eksperimenti më i dukshëm është Britania e Madhe. Atje ka mbi 30 mijë raste ditore, janë të hapur dhe që nga prilli thuhet se ka variantin DELTA. Ata që nga prilli e sot, e kanë mesataren nën mesatare.
Vaksinat njihen nga EMA, por vaksinat që nuk janë njohur. Ata që janë vaksinuar me vaksinën kineze, si është frika me variantin DELTA, sa dëm shkakton. Kemi 2 ndarje, botë perëndimore dhe Lindore. Ata ecin me parimin, e transperancës, ndërkohë bota Lindore mendon më ndryshe, ka shumë pak studime për vaksinat lindore. Kemi barrierë gjuhe me atje ku prodhohen këto vaksinat. Pfizer, AstraZeneca, kanë ulje vaksinimesh. Ne na intereson fort shtrimi në spital dhe vdekja. Sa i përket vaksinës kineze, di që ka një universitet kinez për ta studiuar ndaj variantit DELTA dhe po presim raportet zyrtare të shtetit të Kilit. Sepse ajo është një shtet i pasur, ka qenë dimër atje. Nëse na vjen ndonjë përgjigje që s’na pëlqen duhet të mendojmë për doza shtesë ose jo.
Janë bërë shumë vaksinime në vend, ka nga ata persona që s’e kanë kaluar COVID-in, çfarë thirrje keni për ta, a duhet ta bëjnë vaksinën?
Ilir Alimehmeti: Ne duhet të marrim parasysh që s’jemi të shkëputur nga një pjesë e planetit. Ka disa persona që mezi presin të vaksinohen, ka të tjerë që hezitojnë. DELTA është varianti i radhës, do të ketë dhe një variant tjetër ndoshta. Nuk dimë a do të ketë variante të tjera, por për sëmundje infektive, vaksina është diga për ta kaluar. Ne nuk njohim një virus që nëse e ke kaluar për mënyrë natyrore, të kesh nevojë për vaksinim. Një rast ndodhi në Austri dhe u ngrit një diskutim i madh. Çdo ditë që ne ecim marrim vesh më shumë.