Anglia është gjysmëfinalistja e katërt e ‘Euro 2020’.
Ekipi i drejtuar nga Southgate ka mposhtur me rezultatin tenistik 4-0 Ukrainën e drejtuar nga Andrey Scevchenco. Ka qenë më e lehtë nga sa mendohej për ‘Tre Luanët’ të cilët do përballen me Danimarkën.
Heroi i ndeshjes ka qenë Harry Kane, auto i dy golave (4′, 63′). Harry Maguire (46′) dhe Henderson (63′) kanë qenë autorët e dy golave të tjerë. (Lexo.al)