Portieri i PSG-së ka vendosur ta përjetësojë në trup suksesin e tij me Italinë në Euro 2020. Trofeu, trengjyrëshi dhe një datë që nuk do ta harrojë kurrë është përmbajtja e tatuazhit të bërë nga lojtari më i mirë i Europianit të kësaj vere, shpallur i tillë nga UEFA.
Ish-portieri i Milanit spikati në pritjen e penalltive, sidomos në finale, dy të tilla, duke i dhënë suksesin e madh kombëtares axurre pas shumë vitesh. Tashmë për të kanë nisur pushimet e merituara, pastaj e prêt aventura e re me PSG, ku synon të fitojë patjetër Champions-in.
View this post on Instagram