Mbrëmja e maturës është një ngjarje e rëndësishme në jetën e çdo gjimnazisti, prandaj ata përpiqen ta kthejnë atë në një moment të paharrueshëm.

Për ta bërë këtë moment mbresëlënës, maturantët e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës kanë zgjedhur të mbërrijnë në lokalin ku do të festonin gjithë natën me motorin e famshëm të filmave hollivudianë Harley Davidson.

Madje, njërin prej tyre e ngiste një vajzë, një gjë pak e pazakontë, pasi dihet që motorët janë preferencë e meshkujve zakonisht. Me një hyrje të tillë, mbrëmja e maturës për këta gjimnazistë nuk kishte sesi të niste më bukur.