Nga Kreshnik Spahiu
Militantënt demokratë e gjetën pas 30 vjetësh liderin e ri politik. Ai quhet: Albin Kurti. 12 vjet në opozitë dhe me dy liderë kufoma, demokratët më së fundmi po krijojnë besimin tek një lider i ri i cili plotëson disa kritere më shumë se Lulzim Basha apo Sali Berisha:
– Albini është 30 vjet më i ri se Berisha, – Albini është me bashkëshorte norvegjeze, por jo serbe si Berisha, – Albini e ka bashkshorten me kombësi dhe gjak norvegjez dhe jo si Basha me bashkshorte nga Tepelena por që refuzon pasaportën shqiptare, – Albini s’është akuzuar asnjëherë për korrupsion si Berisha, – Albini nuk ka 5 dosje për vjedhje dhe pastrim parash si Lulzim Basha, – Albini ka qënë i burgosur politik, ndërsa Berisha 25 vjet sekretar partie, – Albini i arrestuar disa herë nga Beogradi, ndërsa Basha disa herë i finacuar nga Soros në Hollandë, – Albini organizon në Shqipëri më shumë protesta se Lulzim Basha, – Albini ka më shumë mbështetës se Basha në Shqipëri. – Albini nuk bën pazare dhe marrveshje me Edi Ramën për vila apo pallate në Vlorë si Lulzimi
Ju ftoj të lexoni komentet e demokratve në facebook. Albin Kurti është idhulli tyre. Nëse kritikoni Albin Kurtin, ata të fyejnë dhe ofendojnë çdo kënd. Demokratët mbështesin kauzat e Albin Kurtit kundër qeverisë Rama. Demokratve ju duhet Albin Kurti, sepse vetëm ai mund t’ia dëmtoj imazhin Edi Ramës dhe për këtë s’kanë faj sepse Lulzimi ëshë më pis se Edvini. I keni parë sa fanatik dhe të militant janë aktivistët e Vetëvendosjes? Mund ta mbështesësh dhe votosh 15 vjet Albin Kurtin por ata e harrojnë dhe janë mosmirnjohës. Nëse e kritikon vetëm një herë në jetë atëhere turmat fillojnë lehin dhe vjellin vrerë kundër çdo kritiku. Harrojnë 15 vite mbështetje dhe nuk ta pranojnë aspak kritikën.
Ata janë më keq se komunistët e Fadil Hoxhës apo Enver Hoxhës, Ata janë më të rrezikshëm se pionerët e Azem Vllasit apo Ramiz Alisë. Ata kur bëhen bashkë me fshatarët e Partisë Demokratike bëhen si një çetë talebanësh ku pështynë ndaj çdo kujt.Së bashku kanë nxjerr një tezë: “Nëse je kundër qeverisë Amerikës dhe Shqipërisë atëhere je patriot” Ata thonë: Çdo kush që mbështet qeverinë e Amerikës dhe Shqipërisë, paguhet nga SOROS dhe janë tradhtar, por harrojnë se dy më të paguarit janë Albini dhe Lulzimi. Kishte të drejt Sali Berisha që nuk e pranoi 8 vjet Albin Kurtin në Shqipëri dhe e konsideronte Vetëvendosjen lëvizjen më Marksist-Laniniste në Ballkan. Mos mendoni që demokratët e kanë harruar, por e kanë zakon tashmë të lëpijnë politikisht çdo pështym të së kaluarës. Ata janë grupimi më pa karakter dhe pa-besë në trevat shqiptare. Kështu kanë lëpirë edhe Ilir Metën 10 vjet pas 20 vitesh pështyma. Tashmë s’kanë zgjidhje tjetër, sepse nuk kanë asnjë emër për lider të opozitës së zbythur shqiptare.
Ata që ju kanë mbetur: – ose presin të arrestohen dhe burgosen – ose vujanë nga prostati nëpër spitale – ose janë shpallur tradhtarë të partisë E vetmja kandidaturë duhet vijë jashtë kufirit se brenda kanë këputur çdo fidan ende pa u rritur. Prandaj i vetmi emër mbetet Albin Kurti pavarsisht se e baltosën dhe shpallën Non-Geata kur ishin në pushtet. Atëhere qeverinë e familjes Berisha e komandonte Damir Fazlliçi, ndërsa tani, shqetësohen kur këndon Bergoviçi. Fundja mos harroni që nga data 25 Prill kur Lulzimi deklaroi se: “Beteja sapo ka filluar”, ai ka fjetur çdo ditë 25 orë gjumë sepse s’ka ndrruar as orën, ndërsa Albin Kurti është vetmi që po bën një opozitë radikale me objektivin që Qeveria e Kosovës të rrëzoj nga pushteti, qeverinë e Shqipërisë.