Titulli i personit më të pasur në botë të revistës “Forbes”, i cili mbahej prej një kohe të gjatë nga Jeff Bezos, pronar i kompanisë “Amazon”, i ka kaluar një biznesmeni tjetër. Tashmë ky titull i përket Bernard Arnault, pronar i markës franceze të veshjeve luksoze “Louis Vuitton”. Gruaja e vetme në mesin e 10 njerëzve më të pasur të botës rezultoi pronarja e “L’Oreal”, Françoise Bettencourt Meyers. Më poshtë vijojnë emrat e 10 njerëzve më të pasur në botë dhe kompanive të tyre, bashkë me pasuritë që ata zotërojnë:
Bernard Arnault – 198,8 miliardë dollarë (Louis Vuitton Moet Hennessy) Jeff Bezos – 193,3 miliardë dollarë (Amazon – Blue Origin’s) Elon Musk – 182,1 miliardë dollarë (Tesla – SpaceX) Bill Gates – 132,1 miliardë dollarë (Microsoft) Mark Zuckerberg – 130,8 miliardë dollarë (Facebook) Larry Page – 116,4 miliardë dollarë (Google) Larry Ellison – 116,3 miliardë dollarë (Oracle) Sergey Brin – 112,6 miliardë dollarë (Google) Warren Buffett – 103,7 miliardë dollarë (Berkshire Hathaway) Françoise Bettencourt Meyers – 93 miliardë dollarë (L’oreal)