Sot shënohet 111 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, nobelistes dhe shenjtores shqiptare që kreu bamirësi për të varfrit gjatë gjithë jetës së saj. Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910, ndërsa në 4 shtator 2015 ajo u shpall nga Papa Françesku ‘Shenjt’.
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar ditën e lindjes së shenjtit shqiptar duke uruar për shqiptarët një ditë të paqtë siç ishte dhe ajo vetë.
“Mirëmëngjes dhe me këtë foto të Nënë Terezës së shenjtë në ditën e lindjes së saj, ju uroj një ditë të paqtë si vetë ajo”, shkruan Rama.
E njohur si Nënë Tereza e Kalkutës iu përkushtuar gjithmonë të varfërve dhe të sëmurëve dhe për këtë është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe.