Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 4 vi k tima si pasojë e COVID-19. vGjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 2 mijë e 110 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës.
Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.258 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të v d ekjes. Sot janë shëruar 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408. Në total numri i rasteve aktive është 12.159