Afganët që po vijnë në Shqipëri nuk janë problemi, ata janë pasoja e problemit, ata nuk janë të rre z ik shëm, ata po largohen nga r r ezi ku.
Kam ndjekur me kujdes këto kohë gati çdo lajm, informacion, analizë, prononcim dhe sondazh që ka të bëjë me tra umën afgane dhe me trishtim kam konstatuar që ka dhe shqiptarë cinikë ose zemër gur do thoja që duan të prevalojnë mbi ata që “bukë e kripë e zemër” nuk ja kanë lënë harresës.
Emigrimin apokaliptik të afganëve do e krahasoja me atë të shqiptarëve mbas vd ek jes së Skënderbeut ku arbëreshi Vincenzo Dorsa në 1847’ën e largët e shpjegon “si një nga emigrimet më të mëdha të shqiptarëve, si koha e shpërndarjes së bijëve më të mirë të Shqipërisë, ku ata shtegtuan për ti shpëtuar shkatërrimit duke ushqyer përherë shpresën se do e shikonin sërish atdheun dhe do mbyllnin sytë pranë eshtrave të etërve të tyre atje..” Dorsa risjell në një shqipe profane vargjet e një kënge të lashtë për atë emigrim Por tre kintmigl trimma Jetin, caitin detin Se t’mbaiyn besën.
Por sot ka syresh që kanë harruar nga vijmë dhe kush jemi, kanë harruar që gati çdo familje shqiptare ka një emigrant në rrethin e saj, kanë harruara që përpos 50-vjeçarit të shkuar ne jemi gjenetikisht një popull që luhatet mes emigrimit dhe vatanit.
Afganistani është më keq se duket, shumë më keq. Talebanët përpara se të jenë lu f t ët arë, mbrojtës të Kuranit dhe studentë (pasi etimologjia e fjalës talebanë domethënë student) janë administruesit më të mëdhenj të heroinës dhe o pi umit në botë, 90% të tregut botëror menaxhohet nga ata falë prodhimtarisë që sidomos nën “udhëheqjen” e tyre ka lulëzuar në Afganistan.
Pozicioni gjeografik i Afganistanit në udhëkryqin dhe në zemër të rrugës historike të mëndafshit dhe ku bashkohen interesat e botëve të ndryshme tashmë e ka shndërruar atë jo më siç thuhet në një vend ku perandoritë gjejnë v a r rin e tyre por anasjelltas, në v a rrin e vetes.
Panorama më e dhimbshme është ajo që shfaqet për gratë afgane ato të cilat kanë filluar të mbyllin në masë rrjetet sociale të veshin burka blu ndryshe s u l m o hen dhe ç’ka është më dramatike si ato por edhe ne simotrat e tyre e dimë që për pak kohë ato do shndërrohen thjesht në objekte. Nga ata që nën emrin e Zotit e v ra s in atë nga pak çdo ditë, nën emrin e Zotit menaxhojnë h ero in ën në tregun ndërkombëtar, nën emrin e Zotit shk a të rro jnë sitet arkeologjike pasuri të njerëzimit, nën emrin e Zotit botës dhe politikave të saj të dështuara i dhanë një da ckë që do i djeg për shumë kohë.
Ironike duket sot shprehja e Marksit që feja është op iu m për popujt, në rastin e talebanëve do ish më mirë e kthyer përmbys.
Shqipëria e vogël sërish është në krahun e duhur zemra e saj e tejkalon mundësinë dhe takatin e saj, por ajo është siç ka qenë gjithmonë pavarësisht se shpesh ja kanë harruar me dashje kontributin, por pikërisht tek zemërgjerësia, vuajtja dhe sakrifica qëndron sekreti i mbijetesës dhe pushtetit të shqiptarëve në historinë e njerëzimit, pasi edhe zemërgjerësia është një formë pushteti, që pak e kanë natyrshëm nga thellësia e shekujve.