Antonela Berisha njëra nga konkurrentet e sezonit të dytë të Përputhen është mjaft aktive në rrjete sociale. Ish-konkurrentja deri më tani nuk ka pranuar se ka një mashkull në jetën e saj. Mirëpo së fundmi postimet e saj kanë surprizuar ndjekësit ku edhe ka marrë shumë komente.
Ajo ka marrë dhuratë një unazë e cila ka ardhur nga grimieri Henri Gjata. Antonela dëgjohet teksa thotë njerëz më uroni sapo u fejova. Kjo ka qenë një shaka mes tyre dhe dyshja kanë vazhduar ta mbajnë lojën e tyre për ndjekësit me shumë humor.