Ministrja e Arsimit Evis Kushi u ka bërë thirrje mësuesve, pedagogëve dhe studentëve që akoma nuk e kanë marrë vaksinën të përfitojnë nga muaji i hapur i vaksinimit përgjatë gushtit. Ajo shprehet se kjo është mënyra më e mirë për të shtruar rrugën për një vit të ri shkollor të suksesshëm. “Në këtë muaj të hapur vaksinimi për të gjitha grupmoshat +  1 8 vjeç, inkurajoj çdo mësues, pedagog dhe student që nuk është vaksinuar deri më tani, të kryejë vaksinën në qendrat shëndetësore apo pikat e vaksinimit të përqendruar në të gjithë vendin.

Kjo është mënyra më e mirë që të shtrojmë rrugën për një vit të ri shkollor dhe akademik sa më të mbarë e të suksesshëm”, shkruan ministrja.