Ditët e fundit është shënuar një rënie e lehtë e vlerave termike në vendin tonë, duke i bërë mëngjeset dhe mbrëmjet të freskëta. Nga dita në ditë luhatja e temperaturave do të jetë me një ose dy gradë, kjo do të bëjë që maksimalja në të gjithë territorin pritet të shënohet në mesjavë, 31-32 gradë.
Pritet që vlerat më të larta të shënohen në qarkun e Elbasanit dhe të Beratit, ndërsa më freskët do të jetë zona e juglindjes, ku temperaturat e mëngjesit në Korçë do të zbresin në 10 gradë. Përsa i përket reshjeve kjo javë do të jetë e qëndrueshme, përjashtuar mesjavën kur do të ketë shira në ekstremin verior. Deri ditën e premte motin me diell do ta shijojmë në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa në fundjavë do të rikthehet shiu.