Shkencëtarët kanë zbuluar një nga arsyet se përse fëmijët sëmuren shumë më pak nga COVID-19, sesa të rriturit. Çelësi është në një molekulë të pranishme në traktin respirator, thelbësore që virusi SarsCov2 të përhapet në trup, por që është shumë më pak aktive te fëmijët.
Hulumtuesit studiuan mekanizmat e sulmit të virusit duke analizuar mostrat biologjike të marra nga trakti i sipërm respirator dhe zorrët (dy rrugët kryesore të hyrjes së COVID-19 në trup) te fëmijët dhe të rriturit e shëndetshëm. Në këtë mënyrë, ata zbuluan se molekula Neuropilin 1 është shumë më pak aktive në indin epitelial që vesh nga brenda hundën e fëmijëve.
Neuropilin 1 është një receptor i virusit SarsCov2, e aftë të rrisë mundësinë e hyrjes së tij në qeliza dhe të përhapjes në të gjithë trupin, prandaj ajo është një molekulë me një rol vendimtar në lejimin e sulmit ndaj receptorit ACE-2, me të cilin proteina e koronavirusit lidhet për të hyrë në qelizat njerëzore.