Bota po i afrohet 200 milionë rasteve COVID-19, ndërsa janë më shumë se 4,25 milionë vdekje të konfirmuara për shkak të pandemisë. Sipas hartës së të dhënave për urgjencën shëndetësore, të përpiluar nga Universiteti “John Hopkins”, 199 803 078 raste infektimi dhe 4 251 176 vd ek je nga COVID-19 janë regjistruar globalisht deri më tani.
Raportohet se vendi i parë, përsa i përket infeksioneve, është SHBA-ja (mbi 35,2 milionë), India (31,7 milionë), Brazili (19,9 milionë), Rusia (6,27 milionë) dhe Franca (6,24 milionë). Rekordi i vd ekj eve, gjithashtu, i përket SHBA-së me mbi 614 000 vi k tima, Brazili (558 432) dhe India (425 757).
Dje, një raport javor epidemiologjik i botuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se rastet e reja globale të COVID-19 kanë qenë në rritje për më shumë se një muaj dhe bota mund të arrijë më shumë se 200 milionë raste javën e ardhshme.