17,470 biznese janë bërë tashmë pjesë e procesit të Fiskalizimit. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj solli sot shembullin e File’s bar, i cili është një prej bizneseve të shumta që kane filluar procesin e Fiskalizimit, megjithëse thekson ministrja Denaj afati ligjor për të filluar këtë proces është në 1 Shtator 2021. Denaj nënvizon se, nga data 1 Shtator do të nisë zbatimi i procesit edhe për transaksionet Biznes-Konsumator
“File’s bar është një prej bizneseve të shumta që kane filluar procesin e Fiskalizimit. Prej dy muajsh, pret fatura të Fiskalizuara edhe pse afatin ligjor për të filluar këtë proces e ka në 1 Shtator 2021. Përdor zgjidhje softuerike”, thekson Denaj në një postim ën rrjetet sociale. “17,470 biznese janë bërë tashmë pjesë e këtij procesi. Nga data 1 Shtator do të nisë zbatimi i procesit edhe për transaksionet Biznes-Konsumator”, përfundon Denaj.