Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se deri tani janë 20,927 biznese të fiskalizuara dhe rreth 17 milionë fatura të fiskalizuara.

Denaj siguroi mbështetje ndaj biznesit për zbatimin e kësaj reforme, duke i informuar apo këshilluar për çdo paqartësi.

Ministrja informoi se në 1 shtator do të nisë faza e tretë për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C).

Përmes një videoje informuese, Denaj tha se nga 20,927 biznese të fiskalizuara, 9541 janë biznese të vogla dhe 11 203 janë biznese të mëdha.

Ndërkohë në total janë 16 975 017 fatura të fiskalizuara, nga të cilat 3 929 925 fatura të biznesit të vogël, ndërsa 13 025 241 i përkasin biznesit të madh.

Per sa i përket numrit të bizneseve të fiskalizuara, të ndara sipas sektorëve janë: 1260 në sektorin e ndërtimit, 1761 në sektorin e prodhimit, 3229 në sektorin e shërbimit, 446 në sektorin e transportit dhe 4507 në sektorin e tregtisë.