Shërbimi në sportelet e drejtorive rajonale të DPSHTRR-së kryhen me rregulla strikte sipas zbatimit të protokollit higjieno-sanitar të COVID-19. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njofton qytetarët të paraqiten pranë sporteleve të DPSHTRR-së të pajisur me maska. “Certifikata e vaksinimit, nuk përbën përjashtim në mbajtjen e maskës”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së. “Shmangni radhën e pritjes duke rezervuar online takimin në sportel (DRSHTRR Tiranë-Kashar dhe DRSHTRR Durrës): www. dpshtrr . gov .a l. Respektoni radhën dhe distancën 1.5-2 metra nga njëri-tjetri! Dezinfektoni duart dhe shmangni kontaktin”, vijon njoftimi.
DPSHTRR i bën thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e Programit Kombëtar të Vaksinimit. “Vaksinimi është detyrë qytetare dhe mbron shëndetin”, përfundon njoftimin DPSHTRR.