20 përqind e banorëve të fshatit të vogël bregdetar italian të Accarioli janë afër 110 vjeç. Studiuesit besojnë se “çelësi” i jetëgjatësisë së tyre qëndron tek rozmarina që përdorin për gatim. Kjo bimë përdoret gjerësisht nga italianët që nuk vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare apo demenca.
Megjithatë, studiuesit besojnë se jetëgjatësia e tyre është dhe për shkak të kombinimit të faktorëve të tillë si dieta mesdhetare dhe aktiviteti i tyre. Rozmarina ndihmon për të trajtuar infeksionet e zorrëve, diarrenë, kolitin, fryrjen e barkut, çrregullimet e mëlçisë dhe verdhëzën.
Stimulon gjithashtu qarkullimin e gjakut. Mund të përdoret dhe si çaj për gripin, ftohjen, reumatizmën dhe dispepsinë. Rozmarina përmirëson gjithashtu dhe kujtesën.