Ambasadori i ShBA-ve Philip Kosnett, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe personalitete të tjera do të mirëpresin sot dërgesën e parë të vaksinave të dhuruara Kosovës nga ShBA-të.

Ceremonia e organizuar me rastin e arritjes së tyre, mbahet në oborri i Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik, duke nis nga ora 15:00 dhe të cilën KosovaPress, do ta përcjell drejtpërdrejt.