Është ndarë nga jeta aktorja e njohur amerikane, e njohur për rolet e saj në “Night Court”, “The Fall Guy”, “Hearts Afire”, Markie Post. Aktorja ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.

Rolet e saj të para të aktrimit ishin në vitin 1979, me paraqitjet në episodet e “CHiPs” , “Barnaby Jones”, “The Incredible Hulk”, “The Lazarus Syndrome”, “Buck Rogers”. Më vonë, Markie u shfaq në seri të tjera, si në “The Love Boat”, “Cheers”, “Fantasy Island” dhe “The A-Team”. Post ka lënë pas bashkëshortin e saj, shkrimtarin Michael A. Ross dhe vajzat, aktorja Kate Armstrong Ross dhe Daisy Schoenborn.