Dashi

Ka mundësi që gjatë kësaj dite t’i kushtoni më shumë vëmendje jetës sociale dhe mund t’ia mbathni në vende të këndshme me miqtë tuaj. Qetësia do mbizotërojë në çdo moment për ju që jeni në një lidhje. Nga ana tjetër do jeni më të disponueshëm të bëni përpjekjet e duhura që të krijoni një klimë sa më harmonike. Për ju beqarët do favorizohen lidhjet afatgjata. Shfrytëzojeni çdo mundësi që do iu jepet. Në punë situatat do jenë stresuese në disa raste. Detyrat që keni do kërkojnë bashkëpunim më të madh dhe vendosmëri. Në planin financiar tregohuni sa më të matur dhe të kujdesshëm. Po gabuat do keni probleme serioze.

Demi

Urani do ua bëjë çdo gjë më të turbullt gjatë kësaj dite dhe nuk do jeni të qartë për gjendjen në të cilën ndodheni. Për pasojë shpesh nuk do dini si të reagoni dhe mund të ndërmerrni rreziqe. Ju të dashuruarit do ndiheni në situata disi të vështira dhe do jeni paksa të turbullt në mendime. Flisni sa me hapur me atë që keni në krah sepse vetëm me të mund të zgjidhni gjërat. Ju beqarët do jeni të gatshëm të filloni edhe aventura afatshkurtra, vetëm e vetëm për të përjetuar disa emocione. Në punë do jeni si në ajër dhe nuk do dini çfarë të bëni. Fatmirësisht disa kolegë që i keni pasur përherë mbështetje do jenë pranë jush. Në sektorin e financave gjërat do shkojnë mirë. Nuk do keni vështirësi dhe do i kryeni pa u sforcuar shpenzimet që do keni nevojë.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do ju duket sikur të gjithë i keni kundër dhe do mërziteni. Reflektoni dhe do e kuptoni se gaboni. Për ju që keni një lidhje, defektet e partnerit apo gabimet e vogla që ai mund të bëjë nuk do kenë asnjë rëndësi. E dashuroni aq shumë atë saqë do tregoheni të kuptueshëm dhe mjaft tolerantë. Nëse jeni ende beqarë do kërkoni dashurinë e madhe, por as gjatë kësaj dite nuk do e gjejnë. Bëni durim sepse asgjë nuk mund të bëhet me inat. Në punë do keni mbështetjen e Jupiterit. Projektet që keni nisur do shkojnë më tej falë këmbënguljes suaj. Financat do jenë përgjithësisht të ekuilibruara. Mundet të fitoni edhe ndonjë lotari që do e përmirësojë ndjeshëm situatën.

Gaforrja

Merrini gjërat si t’iu vijnë gjatë kësaj dite dhe nuk keni për t’u penduar asnjëherë. Nuk do ndodheni asnjë moment mes udhëkryqesh. Urani do ua bëjë ditën më emocionuese dhe me romantike ju të dashuruarve. Si ju ashtu edhe ai që keni në krah do i kushtonin kohën e duhur lidhjes dhe do ndiheni të sigurt për të ardhmen së bashku. Ju beqarët do jeni seksuale dhe mund të keni edhe dashuri me shikim të parë. Më punë do arrini më në fund të diskutoni qetësisht me kolegët tuaj dhe do ndërmerrni hapa të rinj. Tashmë do ndiheni më të sigurt se më parë. Në planin financiar gjërat do shkojnë më së miri dhe mund të shpenzoni për ato që keni menduar pa ju dridhur dora. Kur kujdesesh gjithmonë del i fituar.

Luani

Sot do keni aftësinë për të qenë të kujdesshëm dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Jupiterin, por ndonjëherë edhe hënën do e keni mbështetëse. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do influencohet shumë pak nga planetët. Mundohuni të mos tregoheni posesive dhe të mos e teproni me kritikat. Vërtet partneri është i duruar, por sot do e acarojë edhe ngritja pak me shumë e zërit nga ana juaj. Për ju beqarët do jetë dit premtuese. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni. Në punë Plutoni do iu çojë drejt progresit. Edhe pse shpesh do ndiheni të ngarkuar me pak mundim do arrini atje ku keni menduar. Financat do jenë përgjithësisht të mira nëse bëni durim dhe nuk kryeni shpenzimeve të mëdha.

Virgjëresha

Do i refuzoni ftesat e dyshimta gjatë kësaj dite dhe do mundoheni të bëni çdo gjë me maturi. Do arrini në kompromis për çdo gjë. Jupiteri do jetë planeti që do e influencojë më së shumti jetën tuaj në çift. Do kaloni momente të ngrohta dhe sensuale me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë dhe doni të krijoni sa më shpejt një lidhje, mos qëndroni të mbyllur e shtëpi, por dilni sa të mundni nëpër vende me shumë njerëz. Në punë ka ardhur koha të veproni. Falë mbështetjes së Marsit do keni të gjitha mundësitë për të arritur atje ku doni. Sipas Dritare.net, në plani financiar do keni fat. Përfitoni për të kryer investimet e menduara sepse më vonë nuk do mundeni dot

Peshorja

Yjet do iu bëjnë më optimistë dhe më guximtarë. Do arrini t’i jepni rëndësi më shumë edhe jetës sociale. Për ju të dashuruarit do jetë ditë vendimtare kjo e sotmja. Pas një kohe të gjatë lidhjeje, ka ardhur momenti të vendosni çfarë do bëni në të ardhmen. Ju beqarët duhet t’ia lini gjërat kohës dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ka një moment të caktuar për gjithçka. Sipas Dritare.net, në punë do jeni ambiciozë dhe energjikë. Do dini mirë se si ta shpenzoni këtë energji në të mirën tuaj dhe gjërat sa vijnë e do përmirësohen. Saturni do jetë i pozicionuar keq në qiellin e financave. Mos bëni shpenzime të tejskajshme që të mos keni tronditje.

Akrepi

Gjatë gjithë kësaj dite do doni të bëni ato që do ndieni dhe do përjetoni ndjesi të papërjetuara më parë. Ju të dashuruarit do jeni shumë në qejf dhe do përjetoni emocione të papërshkrueshme kur të jeni pranë partnerit. Ai do tregohet i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat në mënyrë që ju të ndiheni sa më mirë. Nëse jeni beqarë duhet të dilni nëpër takime, por jo të vendosni shpejt e shpejt të krijoni një lidhje. Në pune kjo ditë do jetë paksa delikate. Flisni me takt dhe mos bëni asgjë pa u menduar mirë edhe për të ardhmen. Sektori i financave do jetë i privilegjuar. Nuk pritet asnjë problem në këtë fushë kështu që do ndiheni të qetë kur të shpenzoni..

Shigjetari

Me dominimin e Saturnit në qiellin tuaj sot do e lini veten të lirë dhe do dëgjoni vetëm zemrën. Do e kuptoni se keni bërë gabim që nuk e keni bërë këtë gjë më parë. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit keni kërkuar qetësinë në çift gjatë kësaj dite do doni më tepër emocione dhe pasion. Flisni me partnerin për këtë dhe ai me shumë gjasa do ua plotësojë dëshirën. Ju beqarët do keni vetëm flirtime dhe aventura. Dashuria e madhe do vijë pas disa kohësh. Në punë do arrini të realizoni disa nga objektivat që i keni vënë vetes. Menaxhojini me maturi dhe kujdes financat nëse doni që situata të përmirësohet sa më shpejt.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do bëni mirë të dëgjoni zërin e shpirtit tuaj pasi ashtu nuk do gaboni. Yjet do ua krijojnë të gjitha kushtet që ju t’ia dilni mbanë kudo. Nën ndikimin e Venusit ju të dashuruarit do kërkoni më shumë qetësi. Do i merrni gjërat më seriozisht dhe do qëndroni me këmbë në tokë. Nga ana tjetër edhe ju beqarët nuk duhet të ëndërroni më shume sesa duhet. Lërini gjërat të rrjedhin vetë, mos kërkoni asgjë me ngulm. Në punë, dashur pa dashur do orientoheni në një drejtim tjetër nga ai që keni pasur më parë dhe gjërat do ju duken shumë më interesante. Në planin financiar do bëni mirë të mos e humbni vigjilencën dhe maturinë për asnjë çast.

Ujori

Do jeni më në humor gjatë kësaj dhe do e merrni çdo gjë me më shumë lehtësi. Me këtë mënyrë të sjelli do bëni edhe më shumë miq. Dielli dhe Mërkuri do jenë në anën tuaj nëse keni një lidhje kështu që harmonia dhe pasioni do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Do ndiheni aq mirë saqë do merrni edhe vendime me rëndësi për të ardhmen. Ju beqarëve gjithashtu me shumë gjasa do iu realizohen dëshirat. Personi që keni ëndërruar do shfaqet papritur para jush. Në punë padurimi do jetë i vetmi defekt që mund t’ua ndërlikojë gjërat kështu që po e mundët atë do keni veçse përfitime. Situata financiare do jetë më e keqe sesa mendonit. Këshillohuni me familjarët dhe me miqtë që marrin vesh nga kjo fushë.

Peshqit

Statusi do ua zbukurojë ditën e sotme. Do dini të keni besim, të jeni të besueshëm dhe do lundroni në një det lumturie. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e mirë. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat tuaja më të forta që duhet ta ruani sa më gjatë. Ju beqarët duhet të keni më tepër besim tek vetja dhe të tentoni të joshni. Në punë do arrini pak nga pak t’i çoni gjërat në rrugën e duhur pavarësish pengesave dhe sfidave që do ju dalin para. Në planin financiar do keni fat. Gjërat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione të rëndësishme.