Ditën e nesërme shumica dërrmuese e zyrave të aplikimit për karta ID dhe pasaporta do të jenë të hapura. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Brendshme. Mësohet se ky vendim është marrë me qëllim për të lehtësuar fluksin e aplikimeve gjatë ditëve të javës, për shkak të ardhjes në atdhe të shtetasve me banim jashtë vendit, të cilët kanë nevojë të rinovojnë dokumentet e identitetit.
NJOFTIMI I MINISTRISË SË BRENDSHME Ministria e Brendshme njofton qytetarët se shumica dërrmuese e zyrave të aplikimit për karta ID dhe pasaporta, do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në aplikimin e qytetarit të fundit në radhë. Ky vendim është marrë me qëllim për të lehtësuar fluksin e aplikimeve gjatë ditëve të javës, për shkak të ardhjes në atdhe të shtetasve me banim jashtë vendit, të cilët kanë nevojë të rinovojnë dokumentet e identitetit.
Lista e zyrave të aplikimit pranë gjendjes civile që do të jenë të hapura të shtunën (14 gusht) është si më poshtë ?? – Të gjitha zyrat e aplikimit në qarkun Tiranë, përfshirë bashkitë Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë; – Në Durrës, rajonet 3, 4, 5 dhe 6, përfshirë zyrat në bashkinë Krujë dhe njësitë administrative Fushë-Krujë, Xhafzotaj dhe Sukth; – Bashkia Berat, Gjirokastër, Peshkopi, Elbasan, Belsh, Fier, Lushnje, Divjakë, Korçë, Lezhë, Shkodër, Vau i Dejës, Koplik, Vlorë, Sarandë.
Rikujtojmë se riaplikimi për kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.