Dita e sotme do të sjelli kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa shi i izoluar ka qenë prezent vetëm gjatë orëve të para të ditës.

Meteorlogia Adiola Bani, raporton se duke filluar nga pasditja e sotme edhe dita e shtunë do të jetë me kthjellime që herë pas here do të zëvendësohen nga vranësira kalimtare por nuk priten reshje gjatë të shtunë.

E diela do të sjellë zhvillime vranësirash dhe ndonjë shi të izoluar dhe të papërfillshëm, në zonat veriore dhe më pas në zonat qendrore. Ndërsa zonat jugore do të vijojnë të mbet me kthjellime dhe me vranësira kalimtare edhe përgjatë ditës së diel. Për sa i përket temperaturave të ajrit, vlerat minimale kanë pësuar rënie dhe termometrit ka shënuar 10-11 gradë celcius. Ndërsa gjatë orëve të mesditës termometri do ngjitet në vlerat 30-31 gradë celcius. E diela do të sjellë sërish një rënie të lehtë të vlerave të termometrit për shkak të prezencës së vranësirave. Deri në 29 gradë celcius.

Për sa i përket vendeve të rajonit, e shtuna dhe e diela do të paraqiten me vranësira kalimtare. Priten shira në jug të territorit të Kosovës. Duke filluar nga fillimi i javës së ardhshme do të kemi përmirësim të motit. Për sa i përket vlerave termike të ajrit do të luhaten në Kosovë nga 9-27 gradë celcius. Ndërsa në Maqedoni priten vlera termike jo më shumë se 28 gradë celcius.