Pas mbështetjes së hapur të Gjermanisë për ‘Ballkanin e Hapur’ ka reaguar Kryeministri Edi Rama. Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë’ -shkruan Rama në Twitter ndërsa rikujton edhe njëherë se dera është e hapur pasi ‘Open Balkan’ duhet të jetë gjithpërfshirës por edhe nuk mund të pritet sa tu mbushet mendja atyre që nuk duan ta kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes.
Reagimi i plotë:
“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!
Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!