Mungon shumë pak nga mbyllja e merkatos dhe Juventus po përgatitet të realizojë një goditje surprizë para se kjo të ndodhë.

Klubi bardhezi, në fakt, është shumë afër Mohamed Ihattaren, lojtar i datëlindjes 2002 kontrata e të cilit me PSV është drejt skadencës.

Sipas Corriere dello Sport, palët po negociojnë detajet e marrëveshjes.

Bardhezinjtë duan t’i dhurojnë trajnerit Allegri një goditje me perspektivë. Ihattaren mund të luaj si fantazist dhe si sulmues krahu.