Importet e mallrave serbe nga Beogradi dhe qytete të tjera drejt Kosovës kanë ardhur në rritje progresive nga muaji në muaj. Një grafik i pubikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) tregon importin e mallrave serbe drejt Kosovës për periudhën janar – prill 2021.

Siç shihet nga grafiku i mësipërm, shifrat tregojnë rritje të importit nga 14.102 euro për muajin janar 2021 në 26.095 euro për muajin prill 2021.

Kujtojmë se pas largimit të qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj, taksa 100% për mallrat serbe, një eksperiment i dështuar, në Kosovë u hoq. (Lexo.al)