Rinor Hykolli, i njohur në publik si menaxheri i Taynës është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan.
Ai po kërkohet nga policia për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, ndërsa për rastin ka folur vetë ai për “Gazetën Express”.
Hykolli ka thënë se ditë më parë ka ndodhur një përleshje fizike në Gjilan, ndërsa ai vetë nuk ka qenë i përfshirë. Sipas tij, ai ishte arrestuar atë natë dhe pas intervistimit ishte liruar.
Ndërkohë ai ka thanë se aktualisht ndodhet në pushime dhe se kur të kthehet do të paraqitet vetë në polici.
“Unë jam kanë i dorëzuar në polici, tri orë më kanë mbajt, kam dhënë deklaratë, jam dalë prej policisë, pas katër ditësh më kanë thirrë në intervistë, jam kanë në koncert në Ulqin, i kam thënë se jam në Ulqin më thanë duhet me ardhë urgjent me u lajmëru. Unë jam në pushime dhe në momentin që do të kthehem do të dorëzohem te policia dhe do të kqyri se çka është problem.
Ka qenë tu perform artisja, unë kam hy brenda dhe kanë ardhë polica më kanë arrestu. Unë s’kam marrë pjesë hiç në atë rrahje. Për 4-5 ditë kthehem prej pushimeve dhe dorëzohem, s’kam pse me u dorëzu se kam qenë i arrestuar dhe i liruar, me qenë i përfshirë nuk më kishin liru atë ditë”, tha menaxheri i Taynës.