Ish-presidenti i Juves: Transferimi i Ronaldos ishte gabim, sa më shpejt që largohet aq më mirë E ardhmja e Cristiano Ronaldos mbetet e paqartë kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar veror. Ndërkohë, tifozët e Juventusit janë ndarë në dysh. Ka nga ata që shpresojnë që ylli portugez të vazhdojë me “Zonjën e Vjetër” dhe ka të atillë që nuk po e duan qëndrimin e tij. Me këta të dytët është edhe ish presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli.

Në një intervistë për Serie A News, ai tha se transferimi i Ronaldos ishte gabim i Juventusit/ “Unë kam qenë çdoherë i sinqertë. Transferimi i Ronaldos ishte gabim. Ishte e pamundur ta rikuperoje investimin. Ai është futbollist i madh, por të jem i sinqertë: sa më shpejt që largohet, do të jetë më mire për të dhe për Juventusin” – u shpreh Gigli. Sipas tij, rinovimi me Dybalan dhe largimi i Ronaldos do të ishte rrokada më e mirë për të gjithë.