Izraeli njoftoi sot se ka ulur në 30 vjeç moshën minimale për të marrë një dozë të tretë të vaksinës kundër COVID-19, për të luftuar rritjen e infeksioneve për shkak të variantit Delta. “Injeksioni i dozës së tretë të vaksinës është i autorizuar për personat 30 vjeç e lart që sot”, tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë.
Tri javë më parë, Izraeli nisi një fushatë për vaksinimin e personave të moshës 60 vjeç e lart me një dozë të tretë, kryesisht nga Pfizer/BioNTech. Që atëherë, ai ka ulur gradualisht moshën minimale, pavarësisht thirrjes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për një moratorium ndaj këtyre dozave përforcuese, me qëllim që të ketë më shumë vaksina për vendet e varfra, ku shkalla e vaksinimit mbetet e ulët.