Policia Rrugore në qarkun e Fierit i vjen në ndihmë një familjeje turistësh nga Holanda.

Pas telefonatës të marrë në numrin falas 112 nga një familje turistësh holandezë, të cilët kërkonin ndihmë, pasi në aksin rrugor Fier – Lushnjë kishin problem me mjetin e tyre, patrulla e Policisë Rrugore që ishte në shërbim ka shkuar menjëherë për ndihmë, bën të ditur Policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, thotë se mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt. Policia fton qytetarët jo vetëm të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, por edhe të kërkojnë ndihmë.