Kosova vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infektimeve me Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike informon se nga 11.017 testime, 1630 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Po ashtu sot është regjistruar një rekord vi k ti ma sh ku në 24 orë 36 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19. Ky është numri më i lartë i viktimave i regjistruar deri tani në vend. Në total numri i rasteve aktive është 26.575.