Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në Kosovë, të cilat pasqyrojnë një situatë tepër të rënduar. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 2 250 persona, ndërsa numbën jetën 4 pacientë. Mësohet se deri më tani janë bërë janë dhënë 666.476 doza vaksina, ku 227 581 qytetarë kanë marrë dozën e dytë.
Njoftimi i plotë 20 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.245 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666.476 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 227.581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. ℹ Nga 11.814 testime, 2.250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vde kjes. ℹ Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 16.341.