Vijojnë të mbeten të larta shifrat e infektimeve me COVID-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 12.564 testimeve, kanë rezultuar pozitivë 2.098 qytetarë. Fatkeqësisht, 16 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëmtë vi k tim ave në 2.404.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 1.614 qytetarë janë shëruar nga virusi në 24 orë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 111.400 persona kanë arritur ta fitojnë lu f tën me koronavirusin. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 25.407 qytetarë. Në lidhje me numrin e personave që janë vaksinuar kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 15.862 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në muajin mars, 780.637 persona janë vaksinuar gjithsej, ndërsa 261.818 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.