Në javën e fundit është shënuar një rritje e dukshme e rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Si pasojë janë rritur edhe rastet aktive. Kështu në Kosovë tashmë kanë 442 raste aktive.

Nga 3.788 testime, 92 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.657. Në total numri i rasteve aktive është 442, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.