Bendi serb “Ribilja Cobra” do të mbajë sot koncert në komunën e Leposaviqit, në Kosovë. Gazetari kosovar Adriatik Kelmendi përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ky bend është fashist dhe më çetniku që mund të gjendet. Vokolisti i grupit, Bora Gjorgjeviq ka fotografi me kreun e radikalëve serbë, Vojslav Sheshel. Kelmendi tha se ky grup dhe këngët e tyre janë dëgjuar nga serbët që kanë bërë m as a kra në Kosovë dhe që i kanë kundërshtuar b ombar dimet e NATO-së.

“A e dini që sonte në Kosovë mban koncert bendi fashist serb “Riblja Corba? Po, po, bash bendi më çetnik që mund të gjindet! Këngët e këtij bendi jo vetëm që janë dëgjuar nga serbët që vinin për të bërë ma sak ra, ose që përdoreshin për të kundërshtuar bombardimet e NATO-s (“Avion do të t’i thyej krahët”), por edhe përqeshnin shtetin e Kosovës dhe politikanët kosovarë”, ka shkruar gazetari në reagimin e tij në “Facebook”.

Më tutje ai kritikoi edhe institucionet që kanë lejuar që një koncert i tillë të mbahet në Kosovë. “Si u lejua ky koncert nga institucionet e Kosovës, derisa bënim thirrje që institucionet e Shqipërisë ta anulojnë koncertin e Bregoviqit? Ose, a po e konsiderojmë Leposaviqin pjesë të Kosovës apo jo?! Një situatë absurdi, por që në fakt është tragji-komike!”, ka shkruar më tutje ai.

Postimi i plotë:

A e dini që sonte në Kosovë mban koncert bendi fashist serb “Riblja Corba? Po, po, bash bendi më çetnik që mund të gjindet!mKëngët e këtij bendi jo vetëm që janë dëgjuar nga serbët që vinin për të bërë ma sak ra, ose që përdoreshin për të kundërshtuar bom ba rdimet e NATO-s (“Avion do të t’i thyej krahët”), por edhe përqeshnin shtetin e Kosovës dhe politikanët kosovarë.

Frontmeni, Bora Gjorgjeviq, e kishte quajtur disa herë Kosovën shtet i trilluar. “Zgjedhjet që po mbahen atje në thelb e legalizojnë shtetin e Kosovës. Ai shtet nuk ekziston , ai shtet është i trilluar. Nuk përzihem në punët e atjeshme sepse unë nuk jetoj në Kosovë. Qëndrimi i partisë sime është i drejtë nuk duhet të dilet në këto zgjedhje sepse kështu legalizohet shteti i shqiptarëve”, pati thënë Gjorgjeviq më 2013.

I njëjti sonte në Leposaviq të “shtetit të trilluar”, vjen për koncert. Si bën që pamë aq shumë reagime për Goran Bregoviqin në Korçë të Shqipërisë, e s’po shohim thuajse asnjë për “Riblja Corba” në Leposaviq të Kosovës? Si u lejua ky koncert nga institucionet e Kosovës, derisa bënim thirrje që institucionet e Shqipërisë ta anulojnë koncertin e Bregoviqit? Ose, a po e konsiderojmë Leposaviqin pjesë të Kosovës apo jo?! Një situatë absurdi, por që në fakt është tragji-komike!