Nëse nuk keni qejf ta kaloni këtë stinë me rrufë, kollë apo, më keq akoma, me viruse të rrezikshme, duhet të ruheni më shumë nga faktorët që ju kërcënojnë. Një nga mënyrat është të pastroni vendet ku viruset dhe bakteret grumbullohen më shpesh. Ja cilat janë: Çdo gjë që ka kontakt të drejtpërdrejtë me duart mund të ketë përqendrim të lartë mikrobesh dhe ti rrezikon t’i vësh duart në sy apo gojë, pasi ke prekur tastierën e mausin. Dhe pse mund ta përdorë vetëm një njeri tjetër, pastroje me një pecetë të lagur me përmbajtje alkooli.
Si në shtëpi, edhe në kuzhinën e zyrës, doreza preket shumë herë gjatë ditës. Nëse ngelet ndonjë copë e vogël ushqimi, bakteret do shtoheshin shumë shpejt. Çdo javë, ose çdo ditë nëse dikush është sëmurë, pastroje me një copë me dezinfektant gjatë gjithë dorezës. Edhe dezinfektantët spray janë të mirë, por është vërtetuar që dezinfektanti i copave qëndron më gjatë, ndërsa spray largohet pjesërisht nga copa që përdor për të fshirë në vend që të ngelet.Pastroje me një copë me dezinfektant gjithë pjesën e përparme të makinës e cila mbledh shumë mikrobe nga ngrohësi. Mbajtëset e gotave janë gjithashtu vende ku grumbullohen mikrobet, sepse mund të bjerë ndonjë copë ushqimi ose të pikojë lëng që ti as nuk e sheh.
Nëse ke mbajtëse fëmijësh në makinë, specialistët e shëndetësisë këshillojnë që duhet ta pastrosh edhe atë, sepse fëmijët janë gjithmonë sëmurë. Ti e prek shumë herë gjatë ditës dorezën ose zinxhirin e saj, por edhe e lë anash lavamanëve të tualeteve të lokaleve apo mbi banakun e kasës në supermarket, plot me mikrobe, më shpesh sesa mendon. Kur kthehesh në shtëpi përhap gjithçka që ke mbledhur te vetja dhe gjithë anëtarët e familjes. Pastroje çdo ditë që e përdor me një copë me dezinfektues dhe ngece në një varëse kur je në shtëpi që mikrobet mos të përhapen në gjithë pjesën tjetër të shtëpisë.
Po të mendosh sa shumë preket me duar që çfarë nuk kanë prekur më parë, me gishta me ushqim dhe që ushqimi ndihmon rritjen e mikrobeve, është për t’u mrekulluar si ai nuk myket. Duhet fshirë patjetër një herë në javë me një pastrues me përmbajtje alkooli për pajisjet elektronike.