Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me ardhjen e refugjatëve afganë në Shqipëri. Kësaj here në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar ditëve të fundit në disa media opozitare se qeveria po nxjerr nga konviktet studentët për të strehuar emigrantët nga Afganistanistani.
‘Lidhja e strehimit paraprak të afganëve që janë si ne 30 vjet më parë, me gjoja nxjerrjen e studentëve nga konviktet është fabrikim i të njëjtës dorë që prej 30 vjetësh ka vulosur ngjarjet më të zeza e prodhuar shpifjet më të ulëta në këtë vend! Ajo dorë është #TurpiiShqiptarisë’ – shkruan Rama.