Kryeministri Edi Rama ka uruar atleten shqiptare Luiza Gega pas rezultatit të arritur ditën e sotme në Lojërat Olimpike.
Rama shkruan se Gega është e para shqiptare që kualifikohet në një finale të këtij kompeticioni sportiv.
“Respekt Kampione
Luiza Gega e para shqiptare në histori që kualifikohet në një finale të atletikës në Lojërat Olimpike”, shkruan Rama.