Pak ditë më parë Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ishte në zyrën e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i kërkoi këtij të fundit, largimin nga lista e deputetëve të ish-Kryeministrit Sali Berisha. Pas takimit Kim, doli dhe tha në mënyrë të prerë se çfarë kërkoi. Basha heshti dhe nuk u bë i gjallë. Asnjë fjalë për takimin me Kim, asnjë fjalë se çfarë kishte në dosjen që ambasadorja e çoi në zyrën e tij dhe asnjë fjalë në lidhje me qëndrimin ndaj Berishës. Demokratët prisnin një reagim, por Basha mirë që lider nuk ka qenë dhe nuk u bë kurrë, por as burrë, duket se nuk do të bëhet kurrë. Ka qenë vetë ish-Kryeministri Sali Berisha, që ka zbardhur bisedën e Bashës me Ambasadoren Amerikane, ndërkohë që ka bërë të ditur, se nuk do të largohet as nga PD e as nga Kuvendi , duke thënë se s’ka zot që ta detyrojë, kur nuk ka asnjë provë kompromentuese ndaj tij. “Nga biseda që zonja ka bërë me kryetarin e PD, irritimi i saj ishte për daljen time televizive në Kosovë në të cilin unë shpreha për multimiliarderin George Soros”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, Basha e ka njoftuar se në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar ambasadores së SHBA të paraqesë një provë, një fakt, një dokument, por zonja Kim është përgjigjur që i kanë por nuk i paraqesim. Po përse Basha nuk del publikisht dhe të tregojë qëndrimin e tij për Berishën? Nuk ka pak kohë që u rizgjodh në krye të PD, por vetëm detyrën e kryetarit nuk kryen. Me sjelljet e tij, me dualizmat, pa një qëndrim, siç thonë demokratët ai po e fundos përfundimisht PD. E la tre mandate PD në Opozitë, për tre mandate bëri dhe bën edhe rolin e kryetarit se kryetar nuk u bë kurrë dhe pas gjithë kësaj kohë vijon të fshihet pas Gazment Bardhit. Këtë të fundit e nxori në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kur u bë analiza për zgjedhjet e 2015 dhe po të njëjtin e la duke u përplasur me demokratët.Ai vetë asnjë fjalë,  thjesht si një hije që hyn dhe del në PD. Ndërsa demokratët kanë dalë hapur në lidhje me rastin e Berisha, i ashtuquajtur kryetar, ende kërkon dikë që të fshihet pas tij. Shtatori do të jetë sfidë e madhe për Bashën, sfidë që i tejkalon kapacitet e tij.

Që do të thotë do të dalë kundër Berishës dhe pro Ambasadores Amerikane apo do të bëjë të kundërtën. As me dy porta ai s‘luan dot, se ka këtë zotësi, por të paktën njëherë të vetme në jetë të bëhej burrë. Të dalë dhe të thotë qëndrimin e tij. /CNA.al