Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 269 raste të reja me COVID.

Ndërsa 25 persona janë shëruar nga virusi. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.

Njoftimi i plotë i IKSHKP:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Nga 4.492 testime, 269 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.757. Në total numri i rasteve aktive është 1.903.