Pesë mjeke të reja në specializim afatgjatë i janë shtuar ekipit të Infektivit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot se mjeket e reja i janë bashkuar spitalit Infektiv ku çdo ditë luftohet për të shpëtuar jetë, nga virusi i rrezikshëm.
“Dr. Arjela Jani, dr. Elona Moçi, dr. Arjana Zerja, dr. Redona Rreshketa dhe dr. Jona Prendi, janë disa nga mjeket e reja në specializim afatgjatë, të cilat pa hezitim i janë bashkuar ekipit të Infektivit, ku çdo ditë luftohet për të shpëtuar jetë, nga virusi i rrezikshëm”, – tha Manastirliu.
Prej gati një vit e gjysmë mjekët e spitali Infektiv po përballen me COVID-19, të cilët kanë punuar me përgjegjshmëri dhe përkushtim gjatë kësaj periudhe të pandemisë.