Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 43,512 doza të vaksinës Pfizer. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama. Rama i bën thirrje qytetarëve të përfitojnë nga muaji i hapur i vaksinimit.

“43,512 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,899,172 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv”, shkruan Rama.