Alban Xhaferi zyrtarisht është president i Vllaznisëm, pasi përmes kompanive ku është administrator ka blerë aksionet e kuqebluve në masën 100 për qind. Bashkia Shkodër përfiton 637.5 milion lekë, ndërkohë që kjo nuk ishte oferta më e lartë që ishte bërë, por Joni SHPK që ofronte 1.5 miliard lekë u skualifikua.

NJOFTIMI ?Bashkia Shkodër njofton fituesin ankandit me objekt “Shitje e aksioneve të K.F.Vllaznia Sh.A. ne masën 100%”: ▶️ Bashkimin e kandidatëve blerës/Operatorëve Ekonomik “ALBASPORT & ENTERTAINMENT,
sh.p.k & ALBAPHOTO, sh.p.k., me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi. ▶️Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 lekë.

************************************* ?Autoriteti shitës, Bashkia Shkodër zhvilloi proceduren e ankandit më datë: 09.03. 2021 , ora 10.00, me proçedurë të hapur për shitjen e aksioneve e Klubit të Futbollit “VLLAZNIA” sh.a, në masën 100%. Vlera fillestare e shitjes me ankand 50,794,000 lekë. Kanë qenë pjesëmarrës në proçedurë ofertuesit listuar më poshtë me vlerat përkatëse të ofruara: 1️⃣ Bashkimi i operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe Carpathia Albania shpk, me vlerë 45,833,333 (dyzet e pesë milion e tëtëqind e tridhjetë e tre mijë e treqind tridhjetë e tre) lekë pa TVSH. 55,000,000 (pesëdhjetë e pesë milion) lekë me TVSH. 2️⃣ Operatori Ekonomik /Shoqëria JONI 5 shpk, me vlerë 150,000,000 (njëqind e pesëdhjetëmilion) lekë. 3️⃣ Bashkimi i operatorëve ALBASPORT & ENTERTAINMENT, shpk, dhe ALBAPHOTO, shpk, me vlerë 62,500,000 (gjashtëdhjetë e dy milion e pesëqind mijë ) lekë.

?Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm: 1. Bashkimi I operatorëve Almiro Gurakuqi, P.F, dhe Carpathia Albania shpk. 2. Operatori Ekonomik /Shoqëria JONI 5 shpk, ✅ Në përfundim të proçedurës së plotë të ankandit , informojmë se bashkimi e kandidatëve blerës-“ALBASPORT & ENTERTAINMENT, sh.p.k dhe ALBAPHOTO, sh.p.k, me përfaqësues të bashkimit të kandidatëve blerës z. Alban Xhaferi është fitues.

✅ Vlera e ofertës pas zhvillimit të fazës përfundimtare konkurruese të ankandit është 63,750,000 (gjashtëdhjetë e tre milion e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë. Ky njoftim është botuar në Buletinin nr. 130 të Agjencisë së Prokurimit Publik, sot më datë 30 Gusht 2021.