Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamje nga bregdeti i bukur i Shëngjinit. Me rërën e ngrohtë, detin dhe qindra pushuesit që shijojnë verën në Shëngjin, kryeministri i ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë.
Videoja në të cilën paraqiten pishat pranë detit dhe dallgët që përplasen në rërë është e shoqëruar me një melodi relaksuese që i ngjason pamjes së natyrës.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë panoramë nga plazhet e Shëngjinit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri në rrjetin e tij social Facebook.