Ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjetet sociale për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe politologut të njohur, Ramush Tahiri.

Postimi i plotë:

Ramush, a po e pijme kafen e mengjesit.

Dje ta thame lamtumiren. Per Ty i ndeepreva pushimet, e bashke me Eden, erdhem ne Teatrin e Ferizajt per te nderuar Ty dhe gjithe te tjeret.

Gjithe forca e brendeshme me kishte leshuar. Eda po e ngiste makinen, dhe per te ma hequr merzine me ngacmonte me batutate e tua.

Ramush, do ta kujtoje gjithe jeten ate shprehjen gjeniale qe e kishe: “A po mendon qe une jam budalle a”?! Jo une nuk po mendoje, por Ti po mendon, e qe sa me the. E pastaj ja krisnim te qeshurit, edhe prap vazhdoja, “se ashtu si isha duke thene”…

Ramush, sikur spontanish u zgjova dhe mendova me te ftu per kafen e mengjesit. Jo per diçka tjeter po te mbeti pike ne zemer, mos ti ma pate ngjitur Covid-in ne muajin shkurt. “Mos ta ngjita une, o Milaim”?!

Keshtu me thoshe engjulli Yne, gjeniu i kombit, politologu i jashtzakonshem. Prej teje kam mesuar shume. Ne asnje debat nuk doja te flisja para Teje.

Folem o Njeri i mire. Me trego a e ke pi kafen e mengjesit. Une sa e piva, ama pa Ty. Te gjitheve na le te vetmuar, te vrare ne shpirte, e te pikelluar!

Rame, a po mendon qe jam budalle e nuk po e di se ku ke shku a? Prej dje, kafeja do pihet ndryshe. Pa Ty, çdo gje do jet ndryshe…