Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka publikuar një album që pasqyron punimet që po bëhen në ambientet e shumë shkollave në vend para fillimit të vitit të ri shkollor. “Pak para nisjes së vitit të ri shkollor, vijon pa ndërprerje puna nëpër shkolla me sistemimet dhe riparimet e fundit në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator për nxënësit e mësuesit tanë”, – shkruan Ministrja Kushi.
Ajo ka falënderuar të gjithë punonjësit që i janë përkushtuar kësaj pune për këto riparime. “Faleminderit të gjithë punonjësve që angazhohen për të na sjellë ambiente shkollore më të sigurta, më të rregullta dhe më të pastra!” – e mbyll statusin e saj Kushi.